Kim dhe Pete bënë lidhje zyrtare në Instagram, por bota po flet për tjetër gjë

by admin
Spread the love

Kim Kardashian publikoi një foto me Pete Davidson nga një korridor hoteli dhe aq u desh që bota të fliste për ta, pasi lidhja u bë më në fund zyrtare në Instagram.

Por arsyeja pse po flitet tani edhe më shumë për këtë foto, është një detaj që disa nuk e kapën. Tapeti në foto është ndryshuar. Disa persona kanë arritur të ruajnë origjinalen e fotos kur Kim e postoi dhe e fshiu brenda pak minutash nga Twitter dhe tani krahasimi po bëhet gjithandej.

Duket pak e çuditshme, pasi kush do e ndryshonte tapetin dhe për çfarë arsye?! Ndjekësit mendojnë se kjo lidhet me maninën e Kardashianëve për të edituar çdo foto dhe shumë theksojnë se kjo është prova që asgjë rreth familjes së njohur nuk është reale./revistawho.com

You may also like