Kievi: Ushtria ruse ka humbur 25.650 trupa, 199 avionë, 158 helikopterë dhe 1.145 tanke

by admin
Spread the love

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri deklarata në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 9 maj duke theksuar se njësitë ruse, që po luftojnë aktualisht në territoret ukrainase, kanë humbur edhe 150 trupa të tjerë në 24 orët e fundit.

“Në total, 25.650 ushtarë të njësive ruse që sulmuan Ukrainën, u vranë. Gjithashtu u shkatërruan 199 avionë, 158 helikopterë, 1.145 tanke, 2.764 mjete të blinduara, 513 sisteme të artilerisë së rëndë, 185 sisteme raketahedhëse dhe 87 sisteme të mbrojtjes ajrore të rusëve”, bëri të ditur Shtatmadhoria ukrainase duke shtuar se forcat ruse në të njëjtën kohë humbën edhe 1.970 automjete, 12 anije e skafe të lehta, si dhe 377 mjete ajrore pa pilotë.

Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë interceptuar dhe asgjësuar po ashtu 94 raketa lundrimi të lëshuara nga rusët.

Më 25 mars, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pati njoftuar për herë të fundit se në Ukrainë kanë vdekur 1.351 ushtarë rusë.

You may also like