KIEV – Zelensky: Ukraina vazhdon të mbrojë zonat kyçe

by admin
Spread the love

MOSKË, 18 mars/ATSH-DPA/- Ukraina vazhdon ende të mbrojë zonat kyçe të vendit që forcat ruse po përpiqen të marrin, njoftoi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, disa javë pas sulmit të vazhdueshëm të Rusisë.

“Trupat ukrainase i jane përgjigjur çdo sulmi të njësive ruse”, tha sot ne mëngjes Zelensky përmes një video-mesazhi të publikuar në Telegram.

Zelensky tha se banorët në qytete si Mariupol në jug, Kharkiv në lindje dhe Chernihiv në veri, të cilat janë të rrethuara nga trupat ruse, nuk do të lihen në baltë.

“Të gjithë kanë bëre gjithçka që kanë mundur për popullin ukrainas”, tha Zelensky duke premtuar: “Do të jeni të lirë”. Ai falënderoi gjithashtu presidentin amerikan Joe Biden për ndihmën e tij të re dhe efektive.

Zelensky u premtoi sipërmarrësve lehtësime si, më pak burokraci dhe kredi pa interes gjatë konfliktit të armatosur.

Ndërkohë, ka patur indikacione se teatri i bombarduar në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit mund të kishte pasur edhe më shumë njerëz sesa është menduar.

Deri më tani, autoritetet e qytetit kanë supozuar se rreth 1000 njerëz kishin kërkuar mbrojtje atje. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like