KIEV – Zelensky: Terrorizmi rus po pengon negociatat

by admin
Spread the love

KIEV, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër negociatave me Rusinë.

“Terrorizmi i vazhdueshëm kundër popullatës civile është një refuzim i dukshëm i Rusisë ndaj negociatave reale”, tha Zelensky në një video-mesazh dje në mbrëmje.

“Terrorizmi në nivel shtetëror është një nga krimet më të rënda ndërkombëtare”, theksoi ai.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin fajësoi shërbimet sekrete ukrainase për sulmin e fundit në urën e Krimesë, duke e quajtur atë një akt terrorizmi.

“Putini akuzon Ukrainën për terrorizëm? Tingëllon shumë cinike edhe për Rusinë”, shkroi në Twitter, këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

“Podolyak iu referua sulmeve të fundit raketore në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhias, të cilat shkaktuan vdekjen e dhjetëra banorëve”, sipas të dhënave të fundit ukrainase.

“Ky është vetëm një shtet terrorist dhe e gjithë bota e di se kush është”, shtoi ai./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like