KIEV – Zelensky: Sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore rrëzoi mbi 30 raketa ruse brenda një nate

by admin
Spread the love

KIEV, 27 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se më shumë se 30 raketa ruse janë rrëzuar gjatë ditës së djeshme nga sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore.

“Të dhënat akoma po finalizohen, por sipas raporteve paraprake, më shumë se 30 raketa janë rrëzuar vetëm gjatë sulmeve të sotme raketore”, tha Zelensky në një eveniment.

Ai shtoi se ka pasur disa raketa që kanë goditur dhe disa fragmente raketash që janë rënë, por theksoi se pjesa më e madhe e këtij sulmi u neutralizua.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore bëri punë të shkëlqyer! I jam mirënjohës çdo personi që mbron qiellin e Ukrainës. Ne punojmë çdo ditë për të siguruar që ushtarët tanë të kenë gjithnjë e më shumë mundësi për të mbrojtur Ukrainën, qytetet dhe njerëzit tanë”, shtoi ai.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha më parë në një deklaratë se mbrojtja ajrore e vendit shkatërroi 36 raketa të lëshuara nga Rusia në dy sulme të veçanta gjatë ditës.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar ende për këtë çështje dhe verifikimi i pavarur i pretendimeve të Ukrainës është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like