KIEV – Zelensky shton presionin mbi negociatat e pranimit në BE

by admin
Spread the love

KIEV, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se shpreson të fillojë negociatat e pranimit në BE në dhjetor, tha ai pas bisedimeve me dy liderë evropianë.

Ai e kishte informuar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics se si Ukraina kishte zbatuar rekomandimet e Komisionit Evropian dhe se vendi ishte gati për bisedimet e pranimit në dhjetor, sipas video-mesazhit të tij të përditshëm të premten.

”Ne presim këtë vendim dhe përmbushjen e premtimit të Bashkimit Evropian”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas falënderoi Rinkevics për mbështetjen e Letonisë për Ukrainën.

Riga është një aleate e besueshme si në furnizimin me armë dhe municione për mbrojtje kundër luftës ruse dhe në përpjekjet e ukrainasve për t’u bashkuar me BE.

Zelensky raportoi gjithashtu për një bisedë me kryeministrin holandez në largim, Mark Rutte.

Ai e falënderoi atë për vendimin e fundit për të vënë në dispozicion dy miliardë euro shtesë (2,19 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.

“Mbrojtja e mënyrës sonë evropiane të jetesës duhet të vazhdojë dhe uniteti në Evropë është një element kyç për këtë”, tha ai.

Pas fitores zgjedhore të populistit të krahut të djathtë Geert Wilders, aleatët perëndimorë janë të shqetësuar për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, sipas qeverisë holandeze./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like