KIEV – Zelensky premton reformë rekrutimi për ushtrinë ukrainase

by admin
Spread the love

KIEV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i premtoi ushtrisë një reformë të ligjeve të rekrutimit, në një fjalim video dje në mbrëmje.

Reformat e propozuara kanë të bëjnë me kushtet për çmobilizimin e mundshëm të luftëtarëve të vijës së parë të frontit, përfshirë disa ushtarë që kanë luftuar në vijën e parë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë në shkurt 2022.

”Të gjithë në Ukrainë e kuptojnë se nevojiten ndryshime në këtë fushë”, tha Zelensky.

”Rekrutët e rinj të mundshëm do të jenë gjithashtu fokusi i ndryshimeve në ligj. Ndryshimet duhet të përpunohen dhe miratohen nga udhëheqja ushtarake”, theksoi ai.

Njoftimi i reformave shihet si një lëshim për ushtarët, disa prej të cilëve kanë protestuar për më shumë rotacion për të lejuar luftëtarët e lodhur të vijës së parë të shërohen.

Rreth 820 000 ukrainas po shërbejnë aktualisht në forcat e armatosura.

Sipas ligjit aktual ushtarak, këta ushtarë nuk mund të çmobilizohen.

Madje, në mënyrë që të dërgojë disa rekrut në shtëpi përkohësisht, Ukrainës do t’i duhet të rekrutojë trupa shtesë në mënyrë që fronti të mos çahet./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like