KIEV- Zelensky: Po përpiqemi të mobilizojmë 450-500 000 persona në forcat e armatosura

by admin
Spread the love



KIEV, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase po kërkon të mobilizojë 450-500 000 njerëz të tjerë në forcat e armatosura, por “çështja është shumë delikate, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në konferencën për shtyp të fundvitit.

”Një mobilizim kaq i madh do të kushtonte shumë. Ku do i marrim fondet?”, theksoi ai.

”Jam i sigurtë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk do ta zhgënjejnë Ukrainën për sa i përket mbështetjes financiare”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO pa zonat e pushtuara nga Rusia


You may also like