KIEV – Zelensky planifikon përgjigje të shpejta për pyetësorin e anëtarësimit në BE

by admin
Spread the love

MOSKË, 9 prill /ATSH-DPA/ Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka planifikuar t’i përgjigjet një pyetësori të Bashkimit Evropian, që shërben si bazë për bisedimet e anëtarësimit, brenda një jave.

“Qeveria jonë do t’i përgatisë përgjigjet në mënyrë cilësore dhe shumë shpejt, mendoj brenda një jave”, tha Zelensky gjatë një fjalimi përmes një lidhjeje me video.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i dorëzoi pyetësorin presidentit ukrainas Zelensky, gjatë vizitës së saj në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE menjëherë pas fillimit të pushtimit të Rusisë.

Komisioni i BE-së aktualisht po shqyrton kërkesen e Ukrainës. Anëtarësimi në BE është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, edhe nëse Komisioni i BE-së jep një vlerësim pozitiv, mund të duhet një kohë e gjatë deri në fillimin e negociatave të pranimit.

Megjithatë, Von der Leyen premtoi se do të bënte përpjekje për përshpejtimin e procesit.

Zelensky tha se ai nuk kishte dyshim se Ukraina do të bëhej pjesë e BE-së.

“Jam i bindur se më në fund jemi afër realizimit të qëllimit tonë”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like