KIEV – Zelensky përshëndet vendimin e Biden për të ndaluar importet e naftës ruse

by admin
Spread the love

TIRANË, 8 mars /ATSH/- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka përshëndetur sot vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të ndaluar importet e naftës ruse.

“Shpreh falenderimet për SHBA-në dhe udhëheqjen personale të Joe Biden për goditjen në zemër të makinerisë luftarake të Putinit dhe ndalimin e importeve të naftës, gazit dhe qymyrit rus në tregun amerikan”, tha Zelensky.

“Inkurajoni vendet dhe liderët e tjerë të ndjekin shembullin tuaj”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një postim në Twitter.

SHBA-ja ka ndaluar sot të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia.

Vendimi vjen mes mbështetjes në rritje nga i gjithë spektri politik për kufizimet në importet e energjisë ruse.

Është hera e parë që SHBA-ja hedh një hap përpara aleatëve të saj evropianë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës gati dy javë më parë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like