KIEV – Zelensky: Nuk është koha për të mbajtur zgjedhje parlamentare

by admin
Spread the love



KIEV, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Tani nuk është koha për të mbajtur zgjedhje, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të mbrëmjes, duke iu përgjigjur thashethemeve për mbajtjen e mundshme të zgjedhjeve presidenciale në mars 2024.

Zelensky më pas nënvizoi se “tani ukrainasit duhet të mendojnë për mbrojtjen e shtetit dhe të mos shpërbëhen në polemikat politike”.

“Kjo është koha për mbrojtje, për betejë, nga e cila varet fati i shtetit dhe popullit dhe nuk është koha për zgjedhje”, shtoi Zelensky. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: National Geographic Travel rekomandon Alpet Shqiptare si destinacion për t’u vizituar në 2024-ën


You may also like