KIEV- Zelensky: Moska nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për ukrainasit e vrarë

by admin
Spread the love

KIEV, 7 prill /ATSH-DPA/- Moska nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për numrin e lartë të ukrainasve të vrarë në luftë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne tashmë dimë për mijëra njerëz të zhdukur”, shkroi ai në Telegram.

Ai tha se kishte vetëm dy mundësi për atë që ndodhi me personat e zhdukur: ose u deportuan në Rusi ose u vranë.

Zelensky tha se Moska ndryshoi taktikën pas protestës ndërkombëtare për imazhet e periferisë së Kievit, Bucha, ku u gjetën qindra trupa civilë pas tërheqjes së trupave ruse.

”Moska tani po përpiqet të heqë trupat e njerëzve të vrarë në zonat e pushtuara nga trupat ruse nga rrugët dhe bodrumet, por hetimet, dëshmitarët dhe imazhet satelitore do të përdoren për të përcaktuar rrethanat e zhdukjeve”, tha ai.

Zelensky tha se Moska ndërkohë po vazhdon të forcojë fuqinë luftarake për të përmbushur ambiciet e saj në Donbass në Ukrainën lindore, me njësitë ruse që përgatiten të rifillojnë ofensivën atje. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like