KIEV – Zelensky: Mirënjohje ndaj atyre që votuan rezolutën që dënon pushtimin rus në Ukrainë

by admin
Spread the love

TIRANË, 2 mars /ATSH /- E lavdëroj miratimin e OKB-së me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës me një kërkesë të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj Ukrainës. I jam mirënjohës të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Twitter.

“Rezultatet shkatërruese të votimit në Ukrainë për agresorin tregojnë bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona”, shkruan Zelensky.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që kritikon pushtimin rus në Ukrainë dhe i bën thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë të gjitha forcat nga Ukraina, një veprim që synon të izolojë politikisht Rusinë.

Rezoluta, e cila fitoi mbështetje me 141 vota nga 193, erdhi në fund të një seance të rrallë emergjente të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit ndërsa forcat ruse goditën qytetet e Ukrainës me sulme ajrore dhe bombardime, duke detyruar qindra mijëra njerëz të ikin. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like