KIEV – Zelensky kërcënon mbështetësit e Rusisë në Ukrainë

by admin
Spread the love

BERLIN, 13 mars /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërcënuar bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Rusisë në Ukrainë.

“Ata që janë tunduar nga ofertat e pushtuesve rusë kanë nënshkruar vendimin e tyre. Vendimi është të ndiqen mbi 12,000 pushtues, të cilët nuk arritën të kuptonin në kohë pse Ukraina nuk duhej të sulmohej”, tha ai në një video-mesazh.

Pala ukrainase tha se mbi 12,000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë dhe se kjo nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Deklaratat e Zelensky i referoheshin ngjarjeve të fundit në territoret e pushtuara nga Rusia të rajonit Kherson, në jug të vendit.

“Rusia po përpiqet “të përsërisë përvojën e trishtuar të formimit të pseudo-republikave”, tha Zelensky.

“Ata po shantazhojnë drejtuesit lokalë, po u bëjnë presion deputetëve, po kërkojnë dikë që të japin ryshfet”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like