KIEV – Zelensky i gatshëm për kompromis përpara bisedimeve

by admin
Spread the love

BERLIN, 9 mars /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar gatishmërinë e tij për kompromis përpara bisedimeve të paqes me përfaqësuesit rusë të enjten.

“Në çdo negociatë, qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Dhe unë jam gjithashtu i gatshëm të ndërmarr disa hapa”, tha Zelensky për gazetën gjermane “Bild”.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohet në Turqi me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Mund të bëhen kompromise, por ato nuk duhet të jenë tradhti ndaj vendit tim”, tha Zelensky, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai tha gjithashtu se edhe pala tjetër duhet të jetë e përgatitur për kompromis.

“Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelenksy. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like