KIEV – Zelensky-Biden diskutojnë sanksionet anti-ruse dhe ndihmën e mbrojtjes

by admin
Spread the love

KIEV, 1 mars /ATSH-UKRINFORM/- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një bisedë me presidentin e SHBA-së Joe Biden lidhur me sanksionet amerikane anti-ruse dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën.

“Sapo pata një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara. U diskutua për sanksionet amerikane kundër Rusisë dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën. Ne duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zelensky në Twitter.

Udhëheqësi i Ukrainës falënderoi gjithashtu Biden për mbështetjen.

Presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë.

Trupat ruse kanë bombarduar dhe shkatërruar objektet kryesore të infrastrukturës. Raketat kanë goditur ndërtesat e banimit.

Në Ukrainë u vendos ligji ushtarak dhe u shpall mobilizimi i përgjithshëm.

Ukraina ngriti zyrtarisht një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës, me mbështetjen e të gjithë popullit ukrainas, po i rezistojnë me guxim agresionit rus. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like