KIEV – Zelensky akuzon Rusinë për sulmin ndaj maternitetit në Mariupol

by admin
Spread the love

KIEV, 9 mars/ATSH-DPA/- Ukraina ka akuzuar Rusinë për sulmin ndaj një materniteti në qytetin e luftuar të Mariupolit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi në Twitter një video ku shfaqeshin disa reparte spitalore që ishin shkatërruar plotësisht.

Sipas videos, një ose më shumë predha apo bomba duhet të kenë goditur oborrin e kompleksit të klinikës. Fuqia e shpërthimit theu xhamat dhe shkatërroi mobilje dhe dyer. Zona përreth ndërtesës ishte e mbushur me rrënoja.

Nuk ka patur asnjë reagim të menjëhershëm nga ushtria ruse, megjithëse Moska ka mohuar vazhdimisht se ka sulmuar objektet civilë.

“Trupat ruse sulmojnë maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënoja”, shkroi Zelensky. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like