KIEV – Zelenksy zotohet të rimarrë Ukrainën jugore

by admin
Spread the love

KIEV, 19 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se do të rimarrë zonat në jug të Ukrainës të pushtuara nga trupat ruse.

“Ne nuk do t’ia dorëzojmë jugun askujt”, tha Zelensky pas një vizite në frontin jugor.

“Ukraina, gjithashtu do të rivendosë aksesin e sigurt në det”, tha ai.

Zelensky u zotua gjithashtu se Ukraina do të bënte gjithçka për të rifilluar eksportet e ushqimit nga portet e saj, me ndihmën ndërkombëtare.

Trupat ruse pushtuan pjesë të mëdha të Ukrainës jugore menjëherë pas fillimit të luftës. Gjatë avancimit të tyre, ata pushtuan të gjithë bregun ukrainas, në Detin Azov dhe pjesë të bregut ukrainas të Detit të Zi.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014.

Një komandant rus deklaroi në prill se Moska do të merrte nën kontroll të gjithë Ukrainën jugore deri në rajonin e diskutueshëm të Transnistrisë në Moldavinë fqinje. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Bajpasi i Vlorës hapet përfundimisht më 9 korrik

You may also like