KIEV – Zelenksy lobon për më shumë ndihmë amerikane

by admin
Spread the love

KIEV, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për miliarda të tjera ndihmë amerikane për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kievit, në një takim me ligjvënësit nga Uashingtoni.

“Jam i bindur se Kongresi do të marrë vendimin për të mbështetur Ukrainën me ndihmën e nevojshme. Kjo do të forcojë mbrojtjen tonë”, tha Zelensky në Kiev të premten në mbrëmje.

Ai publikoi një video të bisedës me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në rrjetin social X.

Dhoma e Përfaqësuesve ka pezulluar ndihmën, me ish-presidentin Donald Trump duke u thënë republikanëve se ai nuk dëshiron që ata ta kalojnë ndihmën, miratimi i së cilës ka qenë i lidhur me legjislacionin amerikan të imigracionit.

”Ne nuk mund të lejojmë përhapjen e luftës”, tha Zelensky.

Komentet e tij erdhën ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Uashington duke folur me presidentin e SHBA Joe Biden për financimin e Ukrainës.

>

Ukraina është e varur nga aleatët, veçanërisht nga SHBA, për financime dhe furnizime ushtarake.

Ajo kërkon një zgjerim të sistemit të mbrojtjes ajrore me sistemet amerikane ”Patriot” dhe bashkëpunim në prodhimin e dronëve dhe pajisjeve moderne për luftë elektronike.

Në video-mesazhin e tij të mbrëmjes, Zelensky foli gjithashtu për nevojën e armëve me rreze të gjatë – “veçanërisht ATACMS me rreze 300 kilometra, për të cilat, për fat të keq, ende nuk ka një vendim”.

Ukraina ka kohë që kërkon raketat ATACMS nga prodhuesi ”Lockheed Martin”.

Kievi po kërkon gjithashtu raketa gjermane ”Taurus”, të cilat mund të shkatërrojnë bunkerët dhe postet komanduese të mbrojtura deri në 500 kilometra larg.

Por, ka shqetësime se të dy sistemet e armëve mund të përdoren gjithashtu për të sulmuar objektivat në Rusi.

Armët me rreze më të gjatë përfshijnë gjithashtu raketat ”Storm Shadow” dhe ”Scalp”, të cilat Kievi i ka marrë nga Britania e Madhe dhe Franca./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like