KIEV – Ukraina kërkon mbrojtje ajrore si garanci sigurie për të ardhmen

by admin
Spread the love

KIEV, 26 tetor /ATSH-DPA/-Ukraina ka përsëritur thirrjen e saj për zhvillimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore, për të zmbrapsur sulmet me raketa dhe drone të trupave ruse, dhe si një garanci sigurie për të ardhmen.

“Dorëzimi i menjëhershëm i një numri të mjaftueshëm të aseteve të mbrojtjes ajrore është urgjentisht i nevojshëm për të zmbrapsur “terrorin raketor rus”, tha kreu i zyrës së presidentit, Andriy Yermak, pas bisedimeve me këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës dje, në Kiev.

Sipas Yermak, bisedimet po vazhdojnë gjithashtu në nivel ndërkombëtar, ku ekspertët po shqyrtojnë mundësitë se si Ukraina mund të ekzistojë në të ardhmen si fqinj i Rusisë, nëpërmjet një garancie sigurie.

“Ngritja e një sistemi të mbrojtjes ajrore do të ishte një element i mundshëm”, tha ai.

Yermak hodhi poshtë dhe i cilësoi si të pabaza akuzat ruse se Ukraina mund të përdorte një “bombë të pistë”, ose një bombë të kontaminuar radioaktive.

“Këto janë akuza të pabaza që janë pjesë e një fushate dezinformuese nga presidenti rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës, tha ai.

Ukraina është gjithashtu e gatshme t’u japë akses ekspertëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në mënyrë që ata të bindin veten për akuzat e rreme ruse.

Një “bombë e pistë” përbëhet nga materiali radioaktiv i lëshuar me eksplozivë konvencionale. Ndryshe nga një bombë bërthamore, nuk ka asnjë reaksion zinxhir bërthamor. Rusia i bëri publike akuzat të dielën, të cilat Ukraina, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe i hodhën poshtë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like