KIEV – Ukraina feston Ditën e Pavarësisë gjashtë muaj pas pushtimit rus

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Ukraina sot feston festën e saj kombëtare gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.

‘’Është një ditë e rëndësishme për ukrainasit dhe “armikun tonë”, theksoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  ndërsa paralajmëroi publikun që të respektojë rregullat e sigurisë dhe të respektojë shtetrrethimin pasi sulmet ruse ishin të mundshme.

Ai tha gjithashtu se ‘’synon të shpërndajë çmime për ukrainasit që kontribuan në fuqinë e vendit për Ditën e Pavarësisë, e cila shënon 31 vjet që nga ndarja e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik’’.

“Ne kemi planifikuar shumë aktivitete – diçka që do të theksojë rrugën që kemi bërë. Të festojmë së bashku në të gjithë territorin tonë – të lirë dhe të pushtuar përkohësisht, sepse njerëzit tanë po luftojnë kudo,” tha Zelensky.

SHBA paralajmëruan gjithashtu paraprakisht se Rusia mund të përdorë përvjetorin për të nisur sulme të intensifikuara ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës dhe objekteve qeveritare.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakXhaçka-Hohmann: Bashkëpunim për të çuar përpara procesin e negociatave

You may also like