KIEV – Ukraina arreston aleatin e ngushtë të Putinit, Zelensky propozon shkëmbim të burgosurish

by admin
Spread the love

KIEV, 13 prill /ATSH-DPA/ – Shërbimi sekret ukrainas, SBU, arrestoi Viktor Medvedchuk, një lider i opozitës pro ruse dhe aleat i ngushtë i Putinit, deklaruan zyrtarët në Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të shkëmbejë Medvedchuk për robër të luftës ukrainase, sipas tij.

”Medvedchuk duhet të trajtohet në përputhje me rrethanat”, tha Zelensky.

”I propozoj Federatës Ruse ta shkëmbejmë atë me djemtë dhe vajzat tona të robëruara”, theksoi Zelensky.

67-vjeçari Medvedchuk është konsideruar prej vitesh një figurë kyçe në konfliktin mes Moskës dhe Kievit.

Lidhja e tij me Putinin e ka lejuar atë të veprojë si ndërmjetës.

Në maj të vitit 2021, Medvedchuk u vu në arrest shtëpiak me akuza për tradhti të lartë, por arriti të arratisej disa ditë para sulmit rus në Ukrainë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like