KIEV- Trupat ruse avancojnë ndërsa Zelensky sinjalizon gatishmërinë për kompromis

by admin
Spread the love

BERLIN, 9 mars /ATSH-DPA/- Gjendja e dëshpërimit vazhdon të rritet në Ukrainë ndërsa forcat ruse i janë afruar qyteteve, rrugët e sigurta të negociuara për evakuimin e civilëve u zbatuan me sukses vetëm pjesërisht.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sinjalizoi gatishmërinë e tij për kompromis, një ditë para se të mbahen bisedimet e paqes në Turqi.

Kievi tha se forcat ruse kishin bombarduar një maternitet në Mariupol, duke plagosur 17 persona.

“Deri më tani, janë vrarë 1 207 civilë vetëm në Mariupol që nga fillimi i pushtimit rus”, sipas një zyrtari lokal.

“Deri në mbrëmje, forcat ruse i ishin afruar më shumë Donbasit me ndihmën e ushtrisë ruse duke avancuar një kilometër më afër Mariupolit”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

“Ushtria ruse gjithashtu ka avancuar në Kharkiv duke u afruar më pranë qytetit”, sipas Pentagonit.

“Nga konflikti i gjerë, Rusia ka shkatërruar 81 stacione radari të mbrojtjes ajrore ukrainase, që do të thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase nuk ishin më në gjendje të zmbrapsnin forcat ajrore ruse”, tha një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Megjithatë, një zyrtar i Mbrojtjes amerikane pretendon se sistemi i mbrojtjes ajrore në Ukrainë ka mbetur i zbatueshëm. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like