KIEV – Shmyhal: Ukraina ka sipërfaqen më të madhe të minuar në botë

by admin
Spread the love

KIEV, 8 janar /ATSH-DPA/ – Sipas kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal lufta ruse në Ukrainë ka krijuar një sipërfaqe të minuar prej 250 000 kilometrash katrore në vendin e tij.

“Aktualisht është sipërfaqja më e madhe e minuar në botë”, tha Shmyhal për agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, në një intervistë të botuar sot.

”Zona e minuar”, sipas Shmyhal, ”është e barabartë me më shumë se 40% të sipërfaqes totale të tokës së Ukrainës”.

“Kjo jo vetëm që po e bën të vështirë për njerëzit udhëtimin, por gjithashtu po shkakton ndërprerje të mëdha në bujqësi, e cila është një nga industritë tona kryesore”, tha ai.

“Rusia po synon infrastrukturën në zonat me popullsi të madhe”, tha Shmyhal.

Përveç kësaj, objektet industriale si fabrikat kimike, ato të çelikut dhe infrastruktura e udhëtimit janë ndër objektivat e rusëve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like