KIEV – Rusia dhe Ukraina bien dakord për të krijuar korridore humanitare

by admin
Spread the love



KIEV, 3 mars /ATSH-DPA/- Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të krijojnë korridore humanitare në zonat e Ukrainës ku luftimet janë më të ashpra, njoftoi këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak pas raundit të dytë të bisedimeve.

“Megjithatë, delegatët në takim nuk i arritën disa nga synimet e tyre, duke bërë thirrje për një raund të tretë të bisedimeve”, tha Podolyak.

Takimi i mbajtur në Bjellorusinë perëndimore ishte raundi i dytë i bisedimeve midis delegatëve rusë dhe ukrainas që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska një javë më parë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakShqipëria vlerësohet lider në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital
Artikulli tjetërMOSKË – Putin i kënaqur me progresin e ‘operacionit ushtarak’ në Ukrainë


You may also like