KIEV – Ministri i Brendshëm ukrainas, Monastyrsky vdes pas rrëzimit të një helikopteri

by admin
Spread the love

KIEV, 18 janar /ATSH-AFP-Ukrinform/ – Të paktën 16 persona, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky dhe dy fëmijë, u vranë pas rrëzimit të një përplasje helikopteri në afërsi të Kievit, tha sot policia ukrainase.

”Ne kemi informacione për 16 viktima duke përfshirë dy fëmijë”, tha policia në një deklaratë.

”Ministri i Brendshëm, zëvendësi i tij i parë dhe një zyrtar tjetër i lartë në bordin e avionit u vranë gjithashtu”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, ministri, zëvendësministri i parë dhe sekretari i Shtetit, humbën jetën në një aksident me helikopter në qytetin Brovary, rajon i Kievit.

Në total, 16 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur.

Në bordin e helikopterit ishin nëntë persona.

Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like