KIEV – Mbi 60 ukrainas dhe shtetas amerikanë u liruan nga shkëmbimi i të burgosurve

by admin
Spread the love

KIEV, 14 dhjetor /ATSH – DPA/ – Në një tjetër shkëmbim të burgosurish me Rusinë 64 ushtarë ukrainas u liruan, shkroi në Telegram, kreu i zyrës presidenciale në Kiev, Andriy Yermak.

“Ne gjithashtu arritëm të lironim një qytetar amerikan që ndihmoi njerëzit tanë”, shkroi Yermak.

Sipas shtabit koordinues ukrainas për trajtimin e të burgosurve të luftës, shtetasi amerikan u ndalua në qytetin jugor të Ukrainës Kherson për “pjesëmarrje në mitingje pro-ukrainase”.

Ushtarët kishin luftuar në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Midis tyre ishin oficerë të thjeshtë dhe ushtarë.

Gjithashtu, katër trupa u riatdhesuan. Sipas Kievit, më shumë se 1 400 të burgosur ukrainas tashmë janë shkëmbyer me ushtarë ruse.

Pala ruse raportoi shkëmbimin e një prifti ortodoks dhe transferimin e trupave të dy pilotëve të grupit mercenar Wagner të vrarë në qytetin e diskutueshëm të Bakhmut. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKim: Gjykata Kushtetuese e plotë, moment kyç për reformën në drejtësi

You may also like