Khloe Kardashian mahnit me format e saj

by admin
Spread the love

Supermodelja shfaqet e veshur me bikini të markës së saj “Good American”

Khloe Kardashian ka ndarë me 267 milionë ndjekësit e saj në Instagram, një video teksa modelonte e veshur me bikini në ngjyrë blu, të markës së saj “Good American” duke nxjerrë në pah format e saj të tonifikuara.

Me flokët e kapura topuz, ylli i “Kardashians” dukej sensacionale teksa gjatë promovimit të koleksionit të saj më të ri të rrobave të banjos, shijonte në sfond albumin e ri të këngëtares Beyonce, “Renaissance”.

Fansat kanë vërshuar me komente pozitive ndaj 38-vjeçares, duke e lavdëruar yllin e “The Kardashians” për fizikun dhe për punën e saj.

Ndërkohë që ylli televiziv nuk ka folur ende publikisht për fëmijën e saj të dytë, zëdhënësi i modeles konfirmoi se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson do të bëhen prindër për herë të dytë, përmes një nëne surrogate.

Lexo lajme interesante

You may also like