KF Dukagjini në mbështetje të Ukrainës, pas ndeshjes me Gjilanin: “Jo luftë në Ukrainë”

by admin
Spread the love

Gjatë ndeshjeve të Superligës së Kosovës që është zhvilluar sonte në mes të SC Gjilani – FC Dukagjini ka pasur një solidarizim të ekipit nga Dukagjinitme popullin e Ukrainës

Ukraina është sulmuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit nga ushtria ruse, derisa luftimet atje janë duke vazhduar.

Klubi nga Klina sot ka dalur me një pankartë solidarizimi për popullin e Ukrainës.

“Ukraina nuk është pjesë e Rusisë. Jo luftë në Ukrainë”, shkruhet në këtë pankartë.

E tërë kjo ka ndodhur para se të nis loja e Dukagjinit si vendas të SC Gjilani.

Kujtojmë që të Dukagjini është trajner Armend Dallku i cili ka luajtur për ekin Vorskla Poltava për 11 vite, në këtë ekip ka luajtur edhe Ahmet Jonuzi. 

You may also like