KF Besa e Dobërdollit vetëm një pikë larg suksesit historik – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire me gjithësejt 15 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të javës së 25-të, në Ligën e dytë të futbollit vendor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Derbi mes dy skuadrave  nga rajoni i Gostivarit, Arsimi iÇegranit dhe Besa e Dobërdollit që u zhvillua në stadiumin e Reçicës së Madhe , përfundoi me fitoren 0-2 për liderin në renditjen e tabelës. Me këto tre pike  Besën e ndanë vetëm edhe një pike që edhe matematikisht të zyrtarizoj kualifikimin në Ligën e pare. Fitorja e sotme që me meritë të plotë i takoi skuadrës mysafire u përkrahë denjësisht nga afro 500 tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit, ndërsa autorët e golave ishin  Emir Skenderi  në minutën e 19-të, dhe Memetriza  Hamzai në minutën e 70-të. Më tre pikët e reja Besa kryeason me 66 pikë. Gjashtë më tepër  se Pelisteri në vendin e dytë me 60 pikë dhe 14 më tepër se Detonit Plaçkovica  që ka  52 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

1180x200

Fitore ka shënuar edhe Pelisteri në përballjen me Ohrin 1-0. Detonit Plaçkovica  ka  fituar Bellasicën 1-0, ndërsa Skopje në Autkomand mundi Teteksit  fitoi 2-0 dhe  Vardari  në Negotinë mundi Bashkimin gjithashtu me rezultat minimal 1-0

Rezultatet: Arsimi – Besa 0-2 , Detonit Plaçkovica –Belasica 1-0, Skopje – Teteksi 2-0, Kamenica Sasa – Novaci 1-3,Karaormani – Pobeda 0-2, Kozhufi – Osogova 2-0, Pelisteri – Ohri 1-0, Vardari – Bashkimi 1-0

Tabela: 1.Besa 66 pikë, 2.Pelisteri 60, 3.Detonit Plaçkovica 52, 4.Arsimi 41, 5.Ohri 38, 6.Skopje 38, 7.Bashkimi 37, 8.Kozhufi  34, 9.Vardari Neg 34, 10.Bellasica 31, 11.Novaci  28, 12.Pobeda 26, 13.Teteksi  24, 14.Osogova 20, 15. Kamenica Sasa  18 , 16.Karaormani 15 pikë.

Në xhiron e  26-të,më 27 prill,  takohen:  Bashkimi – Skopje, Bellasica – Kozhufi, Besa Dobërdoll – Pelisteri, Novaci – Detonit Plaçkovica, Ohri – Kamenica Sasa, Osogova – Karaormani,  Pobeda – Vardari Neg, Teteksi – Arsimi./tvklan.mk

 

You may also like