Këto janë votat e Bekim Isufit për formacionin e vitit në Superligën e Kosovës

by admin
Spread the love

Tanimë është publikuar edhe formacionin i vitit në Superligën e Kosovës.

Njëri nga trajnerët e parë që i ka zbuluar të gjitha votat e formacionit ka qenë Bekim Isufi.

Trajneri gjilanas i shkarkuar ditë më parë nga Ballkani ka zbuluar në Sportin Total të KTV-së edhe emrat e lojtarëve të cilët i ka votuar.

Në portë Isufi ka votuar Ardit Nikën e Prishtinës, derisa në mbrojtje Ardian Limanin, Lumbardh Dellovën, Jamal Aragon e Leonit Abazin.

Në mesfushë Isufi ka votuar për Arbnor Ramadanin e Llapit që ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, Lorik Boshnjakun dhe Endrit Krasniqin nga Prishtina.

Ndërkohë në repartin ofensivë, Isufi ka votuar për Gerhard Prognin, Leotrim Kryeziun dhe Valmir Veliun.

You may also like