“Këto ditë do të ndodhë transformimi i madh i PD”, Hoxha nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha shprehet se Lulzim Basha është i shkarkuar.

“Arritën të fitonin 70% të votave, duke marrë parasysh dhe pengesat. Është e drejtë që grupi parlamentar i kërkon Bashës të tërhiqet, por nuk mund të na vendosin kushte, sepse jemi pala fituese në zgjedhje. Ne kemi shtrirë dorën, janë të mirëpritur, pavarësisht çfarë kanë thënë apo bërë.”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, Basha është kapur pas një fije që nuk duket askund, pasi kryetarët e degëve të PD nuk dihet në emër të kujt flasin.

“Bëjnë si të marrë edhe pse kanë humbur. Opozita duhet të bëjë reflektim të thellë dhe të kuptojë se çfarë ka bërë Basha këto vite. Me Bashën dhe 100 spartanët e Lulit, ne jemi humbës. Të ndjekësh Lulzim Bashën në marrëzi deri në humnerë. Këto ditë do të ndodhë transformimi i madh i PD, Basha do të humbë partinë dhe vulën. Nëse kanë gabuar dhe e pranojnë gabimin, janë të mirëpritur nga i pari tek i fundit. Nëse jeni kundër Ramës dhe jeni për të mbrojtur njerëzit që përfaqësojnë. Nga çfarë do të tërhiqet Berisha, ai është një deputet i thjeshtë. Nuk ka asnjë pozicion. Berisha është një deputet i thjeshtë që mobilizoi gjithë opozitën. Humbësi nuk mund ti diktojë rrugën fituesit.”, tha ai.

Hoxha tha se grupi parlamentar i dalë nga votat e demokratëve, pavarësisht nëse i ka i ka përjashtuar Lulzim Basha, ky grup duhet ta unifikojë punën në parlament. Sipas tij, çdo hap që afron drejt këtij qëllimi është pozitiv dhe duhet përshëndetur.

“Projekti politik i Lulzim Bashës, është që ta mbajë opozitën humbëse, pasi është peng i Edi Ramës, ka braktisur çdo kauzë opozite. Shihni tani që Basha nuk është në protestë, sa të bashkuar janë shqiptarët.”, u shpreh Hoxha.

You may also like