Këtë muaj do rimerrni energjitë – Horoskopi i Qershorit për Demin – Shqip

by admin
Spread the love

Më 3 qershor pasi Mërkuri retrogradë përfundon ju do ndiheni të rigjallëruar dhe gjithnjë e më të vetëdijshëm dhe të sigurt. Tani keni mësuar se si të vendosni veten dhe nevojat tuaja në radhë të parë. Më 4 qershor, Saturni fillon udhëtimin e tij retrogradë dhe do reflektoni mbi kufijtë që keni vendosur në karrierën tuaj. Mos u kapni aq shumë pas punës sa të harroni të jetoni pak. Më 13 qershor, do të merreni sërish me buxhetin tuaj. Çdo faturë, pagesa e vonuar ose mundësi punësimi që ka humbur po vjen për shqyrtim. Jeni gati për të marrë vendime dhe jeni në një vend më të mirë për të pranuar ose mohuar çdo mundësi financiare që ju vjen. Hëna e Plotë më 14 qershor zgjon disa nga çështjet e fshehura. Do ndiheni sikur dëshironi të veproni, por është është më mirë të prisni. Më 21 qershor orari juaj është i mbushur plot dhe ju do vraponi nga një ngjarje në tjetrën. Më shumë njerëz duan të lidhen me ju sesa normalisht. Çështjet që lidhen me vëllezërit e motrat dhe familjen e gjerë mund të vihen në fokus. Do kaloni më shumë kohë me të afërmit. Kjo është gjithashtu një kohë e duhur për tu marrë me një hobi ose aftësi të re. Mos jini të turpshëm, regjistrohuni në çdo klasë që ju intereson. Më 22 qershor mund të merrni një promovim ose një mundësi të re pune. Hëna e Re në Gaforre më 28 qershor jep një fillim të ri./Revistawho.com

You may also like