Këtë fundjavë ka një surprizë në Big Brother

by admin
Spread the love

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ka folur për edicionin e sivjetshëm të Big Brother VIP, ku mes të tjerash pranoi se është “tifoz” i një banori…

“Absolutisht e kam ndjekur! Muajin e parë pata një periudhë fiksimi, edhe pse janarin e filluam të gjithë si lehtshëm.

Muajin e parë e gjeja veten si kufomë përpara një ekrani, e shikoja edhe gjëra të vogla, larjen e enëve nga dikush. Është fiksues, është i pashmangshëm. Unë pastaj vendosa me kast, sepse të merr kohë. “Big Brother”-in e sheh si tifoz”.

Ledioni tha se e ka një të preferuar, por zgjodhi që mos të zbulonte emrin e banorit. Ndër të tjera ai zbuloi edhe diçka që do të ndodhë këtë të diel.

“Këtë fundjavë, ditën e diel, ata të Big Brother-it do të bëjnë një program radiofonik nga shtëpia e Big Brother-it. Që do të dëgjohet në Top Albania Radio”, tha Liço, i cili duke qeshur shtoi: “Ata do të jenë një test për të parë nëse Wake Up-in vitin që vjen do e keni prapë ju”.

You may also like