Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi 7 milionë denarë ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës

by admin
Spread the love




Dje, më 10 mars 2022, Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e gjashtë në të cilën u miratua Vendimi për dhënie ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës në vlerë prej 7 milionë denarë, si shprehje e solidaritetit të shkupjanëve për qytetarët e përfshirë në konfliktin ushtarak në atë vend.
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë konstatoi ndërprerjen e mandatit të anëtarit të deritanishëm të Këshillit, Martin Popov, dhe verifikoi mandatin e anëtarit të ri Ajselj Sejfula.
Këshilltarët diskutuan dhe miratuan shumë pika të rendit të ditës si Projekt-llogarinë vjetore për Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021, Raportin për realizimin e investimeve kapitale në Qytetin e Shkupit, si dhe Raportin për realizimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në Qytetin e Shkupit.
Gjithashtu, Këshilli solli vendim për formimin e Shtabit të Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim. Komandante e Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ndërsa shef është sekretari i Qytetit, Gjoko Velkovski.


You may also like