Kërkon të rifitojë formën pas kritikave të fundit – Shqip

by admin
Spread the love

Pasi u la jashtë formacionit titullar kundër Aston Villas, sulmuesi norvegjez është krahasuar me Kane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Në emisionin ESPN FC, Craig Burley duke krahasuar Haaland me Kane, tha: “Nuk mendoj se është ndonjë çudi të thuhet se Haaland ka vend për përmirësim. Loja e tij është fizike dhe lidhet vetëm me golat.

“Kur bëhet fjalë për lojën e gjithanshme nuk po sugjeroj se ai është një golashënues më i keq, ai nuk është në të njëjtin planet me Harry Kane. Për sa i përket lojës organizimit të lojës, Kane mund të japë pasime si një Nr. 10. Ai mund të pasojë nga distanca të largëta me saktësi të madhe. Haaland nuk e bën dot këtë. Atij i duhen golat për t’i mbajtur këto shifra sepse shumë pjesë të tjera të lojës së tij kanë nevojë për përmirësim”, tha Burley.

Haaland është kritikuar shumë nga paraqitja e tij zhgënjyese kundër Arsenalit, pasi humbi disa raste. Pavarësisht kritikave ndaj Haaland, norvegjezi ka shënuar 29 gola në 35 ndeshje këtë sezon. Ai do të shpresojë të gjejë golin edhe një herë kur City të përballet me Crystal Palace të shtunën e ardhshme në Premier League.

You may also like