Kërkohet një përgjigje ndaj Bayernit, Inzaghi përgatit ndryshime për Interin e tij

by admin
Spread the love

Sfida ndaj Bayernit në Champions League, katër ditë pasi është mposhtur në derbi nga Milani, nuk është e duhura që Simone Inzaghi të bëj revolucion me Interin e tij. Megjithatë, është e duhura për të dhënë përgjigjen e duhur pas këtij starti sezoni me shumë ulje dhe ngritje.

Më shumë se sa rezultati, për Inzaghin tashmë vlen një reagim jo vetëm nga loja e Interit, por edhe nga ana mentale e ekipit. Për këtë arsye, ndoshta sfida përballë Bayern, edhe pse një kundërshtar shumë i vështirë për zikaltrit, ka ardhur në momentin e duhur.

Kundershtari nuk premton për një revolucion dhe nuk pritet që të ketë një të tillë në sfidën e të mërkurën në Champions League. Megjithatë, ndryshime të vogla do të vijnë, të paktën në sulm, ku në vendin e Correa, do të jetë Dzeko që do të plotësojë dyshen e sulmit së bashku me Lautaro Martinez.

Një shans në këtë sfidë pritet t’i jepet gjithashtu edhe Mkhytarian që me shumë gjasë do të luajë në vend të turkut Chalhanoglu. Në mesfushë Barella dhe Brozovic janë të paprekshëm, kështu që do të ketë një konfirmim edhe në supersfidën ndaj bavarezëve.

Konfirmim edhe për Darmian, por ndryshe nga derbi, këtë herë në linjën e djathtë të fushës ku nevojiten më shumë tipare mbrojtëse. Ndërsa Dimarco qëndron i preferuari i Inzaghit në raport me Robin Gosens dhe mbrojtja me tre do të përbëhet sërish nga Skirniar, De Vrij dhe Bastoni.

Në portë për momentin Samir Handanovic qëndron i paprekshëm dhe pse mund të konsiderohet në disa raste si një pikë e dobët e Interit, me Onanën që pret ende shansin e tij të parë me fanellën zikaltër. /oversport.tv

You may also like