Kërkohet krijimi i një granit të veçantë për zgjidhjen e problemeve për shërbimet sociale

by admin
Spread the love

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka publikuar Raportin e Monitorimit “Shërbime Sociale Afër Qytetarit”. Publikimi i këtij raporti, u tha se ka për qëllim pasqyrimin e gjendjes aktuale mbi zbatimin e plotë të këtij procesi, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se krahasuar me vitin 2020 që ishte
vit pandemik, ku shërbimet esenciale ishin të kufizuara për shkak të masave
parandaluese, në vitin 2021, këto shërbime u funksionalizuan dhe ishin të
qasshme me situatën pandemike.

Drejtoresha ekzekutive e KOMF-it, Donjetë
Kelmendi, tha se krijimi i një granti të veçantë do t’i ndihmonte në zgjidhjen
e problemeve për shërbimet sociale.

“Në këto katër vitet e fundit i kemi
identifikuar problemet për zgjedhjen e problemeve sociale. Krijimi i një granti
të veçantë që do të ndihmonte në zgjidhen problemeve për shërbimet sociale. Ne
kemi ligje shumë të mira që i dedikohen mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve,
ku para dy vitesh ka hyrë në fuqi ligji për mbrojtën e fëmijëve, por ky ligj
edhe ai për mbrojtjen e sociale dhe një mori ligjesh të tjera nuk po mund të gjejnë
zbatim për shkak të mungesës së financimit të shërbimeve sociale”, tha ajo

Kurse, zëvendëskryeministri i parë, Besnik
Bislimi, tha se Qeveria Kurti ka prioritet drejtësinë dhe punësimin. “Qeveria
Kurti ka cek vetëm dy prioritete në nivel makro-ekonomik, drejtësi dhe punësim,
për arsye se ne shohim se …si mekanizma të cilat do të mundësojnë dy gjëra; e
para, rritjen e punësimit e cila është në relacion të drejtpërdrejt me zbutjen
e varfërisë dhe me shërbimet sociale, por të njëjtën kohë edhe zotërimin e
drejtësisë e cila do të ndikonte në uljen e numrit të dhunës në familje”.

“Ne kur takohemi në nivel ndërkombëtar e
prezantojmë një rritje ekonomike. Në themi Në vitin 2021 për kundër sfidave të
pandemisë, rritja ekonomike ka qenë dyshifrore dhe këtë e tregojmë për përkushtimin
tonë që në një afat ta vendosim Kosovën në një trajektore të re të zhvillimit
por e themi edhe këtë se për neve rritja ekonomike është e rëndësishme atëherë
kur është e qëndrueshme dhe e barabartë”, tha ai, raporton EO.

E Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se  e kanë kryer një hulumtim lidhur me ndikim e
pandemisë në të drejtat e njeriut. Sipas tij, një segment i veçantë iu është
kushtuar shërbimeve sociale dhe vështirësive me të cilat janë përballur
ofruesit e lëtyre shërbimeve në këtë kohë.

“Për Avokatin e Popullit është shqetësuese
fakti se dy ligje të veçantë për shërbimet sociale, siç është ligji për shërbimet
sociale dhe ligji për financat e pushtetit lokal. Viti 2021 dhe 2021, padyshim
ishin vite të vështira për shoqërinë tonë si pasojë e Covid-19 dhe në këtë
periudhë Avokati i Popullit ka kryer edhe një hulumtim në lidhje me ndikimin e
pandemisë në të drejtat e njeriut, ku një segment i veçantë i’u është kushtuar
shërbimeve sociale dhe vështirësive me të cilat janë përballur ofruesit e lëtyre
shërbimeve në këtë kohë. Kjo është evidentuar në raportin vjetor ku është
theksuar se ndërprerja dhe pezullimi i disa shërbimeve shëndetësore, ka përkeqësuar
gjendjen shëndetësore, kryesisht të fëmijëve, duke përfshirë fëmijët me aftësi
të kufizuara, pra ndërprerja e shërbimeve terapike dhe fizioterapike”, tha ai.

Në fund, autorja e këtij raporti, Bukurezë
Surdulli, shpalosi raportin e financimit të shërbimeve sociale. Në raport
thuhet pjesa dërrmuese e buxhetit të ministrisë së Financave, Punës dhe Transferove
është ndarë për skema dhe transfereve, përkatësisht 489 milionë euro apo 96 për
qind e buxhetit të kësaj ministrie.

“As në vitin 2021 në asnjë nga Qendrat për Punë Sociale nuk ka pasur financim të veçantë nga komunat të dedikuara për shërbime sociale”, tha ajo, duke shpalosur raportin.

You may also like