Kërkohej nga gjithë Superiorja, Uerdi Mara transferohet në Turqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tjetër talent shqiptar do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. “Panorama Sport” shkruan se Uerdi Mara ka arritur marrëveshjen me Ankara Keçiörengücü dhe sot pritet që të zyrtarizohet si lojtari më i ri i skuadrës turke, që militon në Ligën e parë.

23-vjeçari, që spikati sezonin e kaluar me fanellën e Skënderbeut, kërkohej nga shumë klube të Superiores, por zgjodhi që të provojë një eksperiencë larg Shqipërisë.

Te klubi i ri, Mara do të gjejë edhe dy shqiptarë të tjerë, Jurgen Bardhin dhe Arb Manajn. Gazeta shkruan se klubi korçar do të përfitojë 150 mijë euro nga ky transferim dhe në të njëjtën kohë ka ruajtur edhe 10% të vlerës së kartonit të lojtarit në rast rishitjeje. / Oversport.tv

You may also like