Kërkimet vazhduan edhe gjatë natës në Turqi, ekipi i shpëtimit dhe familjarët nuk i humbin shpresat

by admin
Spread the love

Opracionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar edhe gjatë natës në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat e tërmetit të Turqisë, që preku edhe Sirinë.

Ekipi i Top Channel ka qëndruar edhe gjatë natës së të enjtes në Ankara, në një zonë po ashtu të prekur nga tërmeti.

Edhe pse shumë orë kanë kaluar dhe shpresa është zbehur që mund të gjejnë të tjerë të gjallë, kërkimet nuk kanë ndalur nën ndërtesat e shembura, ashtu siç shihet edhe nga pamjet e ofruara nga gazetari Artur Bibe dhe operatorët.

Ambulanca, familjarë dhe ekipet kanë qenë ne vendngjarje në zona të ndryshme të prekura nga tërmeti.

Deri më tani numërohen 23 mijë persona që kanë humbur jetën.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit ende mundohen të nxjerrin sa më shumë persona të gjallë.

 


Top Channel

You may also like