Kërcënohet ambasada e Kosovës në Shkup nga një person

by admin
Spread the love

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për vepër penale – Rrezikimi i sigurisë, raporton SHENJA.
“Më 6 nëntor, i dyshuari ka kërcënuar seriozisht se do të sulmojë jetët dhe trupat e disa zyrtarëve të punësuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, duke shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, rrezikut dhe frikës. Ai telefonoi nga celulari I tij në telefonin zyrtar në përfaqësinë diplomatike dhe kërcënoi se nëse nuk pranohej në një takim urgjent, do të sulmonte Ambasadën dhe punonjësit e saj. Për mbarëvajtjen e procedurës dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e disa masave paraprake – ndalesë për lëshim të vendbanimit, marrje të përkohshme të dokumentit të udhëtimit, ndalimi të vizitës së Ambasadës së Republikës së Kosovës si dhe ndalim për afrimin dhe vendosjen e kontakteve me ambasadorin dhe zyrtarët tjerë të punësuar në Ambasadë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /SHENJA/

MARKETING



You may also like