Kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale, një fitore ndaj Milanit i kushtoi shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nga rezultatet më surprizuese të fundjavës futbollistike që lamë pas ishte padyshim suksesi i Sassuolos në San Siro ndaj Milan me rezultatin 2-5. Protagonist absolut për emilianët ishte Domenico Berardi që ishte autor i një goli dhe një asisti, përveç një performance tejet pozitive në aspektet e tjera të lojës.

Për të festuar triumfin e madh, bashkëshortja e Berardit, Francesca Fantuzzi u shfaq mjaft aktive në rrjetet sociale. Diçka që ndezi inatin e tifozëve milanistë të cilët reaguan dhe ofenduan me fjalë të rënda bashkëshorten e Berardit, madje shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë futbollistin.

“Nëse e shohim burrin tënd në rrugë, kemi për ta vrarë”, ishte një nga frazat që Fantuzzi nuk ngurroi ta bënte publike duke theksuar se do të merrte masa ligjore. Ndërkohë, edhe klubi i Sassuolos reagoi duke i dalë në krah lojtarit dhe bashkëshortes së tij e duke shprehur solidaritet.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like