Këngëtarja Majlinda Kryeziu dhe i shoqi Agim Spahiu ditëlindjen për një ditë

by admin
Spread the love

Majlinda Kryeziu është këngëtare e njohur, me zë të shkëlqyer e me një mori këngësh të bukura.

Karriera e saj muzikore ka njohur shumë suksese, duke nisur nga këngët, videoklipet, albumet muzikore dhe angazhimi i madh në dasma e ahengje, ku mbetet tejet e kërkuar.

Në jetën private, është tejet e lumtur si nënë dhe në krahët e bashkëshortit të saj, menaxherit të njohur të estradës shqiptar, Agim Spahiu.

Çifti jetojnë në Suedi dhe sukseset nuk u kanë munguar asnjëherë.

Sot, menaxheri Agim Spahiu, ka ndarë me shokët në Facebook edhe një kuriozitet, ku tregon se ai dhe bashkëshortja e tij Majlinda festojnë ditëlindjen në të njëjtën datë, me 1 maj.

Urime çiftit!

 


You may also like