Këngëtarja e njohur merr propozimin e ëndrrave – Shqip

by admin
Spread the love

Këngëtarja Perrie Edwards dhe dhe futbollisti  i Liverpool  Alex Oxlade Chamberlain janë fejuar. Lajmin e dha këngëtarja përmes një postimi në Instagram me disa foto ku i dashuri i saj shfaqet i ulur në njërin gju duke i propozuar.

“Mbrëmë dashuria e jetës sime u ul në njërin gju duke më propozuar dhe unë thashë… Po!”, ka shkruar Perrie në Instagram.

Nga fotot shihet se futbollisti i ka propozuar ylli të popit gjatë perëndimit të diellit teksa i vendos unazën e diamantit dhe i dhuron një puthje. Kujtojmë që Perrie dhe Alex janë në lidhje së bashku që nga viti 2016. Në Gusht të vitit të kaluar, çifti mirëpriti djalin e tyre, Axel.

You may also like