Këngëtari që luftoi në Kosovë komenton konfliktet: Politika po na përçan

by admin
Spread the love

 

 

Njihet më shumë si këngëtar, por në të kaluarën e tij ka qenë edhe ushtarak që në fund të viteve ’90 ka luftuar në Kosovë. Duke komentuar konfliktet e sotme, artisti anglez James Blunt thotë se në çdo luftë janë civilët ata që vuajnë dhe fajëson politikanët se po përçajnë shoqëritë.

“Nuk jam politikan, por një ish-ushtar dhe një qënie njerëzore dhe nga eksperienca personale, e kufizuar me luftën në Kosovë, mund të them se në çdo konflikt janë gjithmonë civilët e pafajshëm që vuajnë dhe kjo është vërtet e tmerrshme”.

Janë këto fjalët e këngëtarit britanik James Blunt, i cili ndodhet në Milano për të prezantuar albumin e ri, “Ëe Used to BE”, i pari i regjistruar në studio që pas “Once Upon a Mind” i vitit 2019.

Në qershor të vitit 1999, Blunt, asokohe kapiten i ushtrisë angleze, ishte i pari oficer që hyri në Prishtinë në krye të një reparti zbulimi, që do të përgatiste hyrjen e kontingjentit të NATO-s.

Sikurse ka treguar disa herë, në atë rast Blunt nuk iu bind një urdhri të gjeneralit Ëesley Clark për të asgjësuar një kontingjent prej 200 ushtarësh rusë që bllokonin një pistë avionësh.

Sot, përballë një bote gjithmonë e më të përfshirë nga luftërat, Blunt vë në dukje me trishtim të madh se shoqëritë po shkojnë gjithmonë e më shumë drejt përçarjes.

“Politikanët janë të interesuar të na përçajnë dhe kështu gjithçka përfundon në tragjedi”, ka thënë Blunt për mediat italiane.

Ai është shprehur se njerëzit kanë të gjithë të njëjtat emocione dhe se kudo në botë mund të takosh izraelitë dhe palestinezë, ukrainas dhe rusë dhe kosovarë e shqiptarë të mrekullueshëm.

“Por kemi humbur aftësinë për të kuptuar arsyet e tjetrit, që nuk është i çmendur, por që ka vizionin e tij të të parit të gjërave dhe është e tmerrshme që nuk arrijmë të shihemi në sy me mëshirim dhe humanizëm”, ka shtuar Blunt./Botapress.info/

 

You may also like