Kemi qenë të lidhur, i kam kthyer unazën

by admin
Spread the love

Redon Makashi dhe koreografja Rexhina Çuko ka qenë në qendër të mediave ditët e fundit, teksa janë përfolur për një fejesë të mundshme. Këtë të martë, Çuko ishte e ftuar në programin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, duke rrëfyer edhe se si qëndron e vërteta me këtë lajm.

Pas fotos që qarkulloi mes dyshes, ku Rexhina shfaqej me unazë në dorë krah Redon Makashit, të gjitha mediat raportuan se çifti ka hedhur një hap më shumë, duke zyrtarizuar lidhjen. Mirëpo vetë kantautori reagoi ditën e djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, duke mohuar çdo lajm dhe duke shkruar se nuk e njihte personin në fjalë.

Nga ana tjetër, vetë koreografja ka pranuar ditën e sotme se ka patur një lidhje me kantautorin, por që tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre. Ajo nuk pranoi të ndante detaje të mëtejshme nëse ndarja ka qenë për shkak të këngëtarit apo jo, por u shpreh se këto lajme kanë shkaktuar shqetësim te familjarët e saj.

“Ne kemi qenë të lidhur, kemi qenë bashkë. Dhe nuk do ta mohoja diçka të bukur. Është një dashuri vërtetë e bukur. Por kam ardhur me një detyrim moral që e ndjeja karshi prindërve të mi, vëllait tim që është shumë i shqetësuar nga kjo situate e krijuar. Nuk e di arsyen pse Redoni e ka mohuar. Kemi qene bashke dhe prandaj ndodhi edhe kjo dhuratë. Ishte një marrëdhënie shumë e bukur.

Nuk do ta mohoja, por sot nuk jemi më bashke. Unaza është kthyer për të nënkuptuar situatën”– tha Rexhina Çuko, e cila më tej theksoi se këtë gjë nuk e ka bërë për klikime. “Nuk është bërë për klikime. E kam krijuar emrin që shumë kohë më parë se të njihesha me Redonin. Puna ime nuk varet nga klikimet. Kam një punë që mbahet te shërbimi iml – tha koreografja në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel

You may also like