Kelmendi thotë se mbrëmë Kurti nuk gaboi, veproi drejt

by admin
Spread the love

Opinionisti, Adriatik Kelmendi i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet e takimit të djeshëm në Bruksel, po vlerëson se kryeministri kosovar, Albin Kurti, mbrëmë veproi në mënyrë të përpiktë në raport me planin e propozuar.

Madje njëherit dhe drejtor i Klan Kosovës, ai shprehet përmes facebook-ut, se mbrëmë ishte momenti historik i kryeministrit Albin Kurti, transmeton klankosova.tv.

”Mbrëmë ishte momenti historik i Albin Kurtit.

Veproi drejt dhe me përgjegjësi karshi rrethanave, duke i thënë ”po” pa ekuivoke Marrëveshjes Evropiane, të mbështetur nga SHBA-ja.

Në kohën e Rambouilletsë e kishte gabim, njëjtë siç e kishte gabim në kohën e Ahtisaarit.

Mbrëmë, Albini, nuk gaboi!

Përkundrazi!”

You may also like