Keane: United pa shpirt! Rashford luan si fëmijë, Maguire jo për “Djajtë”

by admin
Spread the love

Manchester United u mposht me katër gola mbrëmjen e djeshme nga Liverpool dhe në analizën e tij legjenda e klubit, Roy Keane, nuk u kursye. Ai u kap edhe me emra të veçantë në ekip dhe nuk e ka aspak problem këtë.

“Nuk është zemërim, është trishtim. Nuk ka lider në ekip, atyre u mungon cilësia. Kë rrëmujë në klub, nga lart. Ata kanë nevojë për një trajner të ri, ata kanë nevojë për lojtarë. Është shumë e trishtueshme ta shohësh United.

Nuk është klubi ku unë kam luajtur. Nuk shoh një Manchester United që lufton dhe e bën me krenari. Marcus Rashford luajti si një fëmijë në sulm. Maguire, te goli i fundit, shikoni pasimet dhe si mbron. Është e papranueshme. Nuk është mjaftueshëm i mirë për Manchester United.

Pra duhet ta përdorim sërish fjalën rindërtoni. United është i gjashti në renditje, e pabesueshme. Gjithmonë klubi ka pasur personazhe brilante, njerëz që jepnin gjithçka për klubin. Ky ekip nuk ka shpirt. Edhe fjalët e tyre më parë janë robotike, nuk ka emocione”, tha Keane në Sky Sports. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like