Kë do mbështesë Berishën apo Bashën? Ja kë zgjedhë Dash Shehi

by admin
Spread the love

PD prej muajsh po kalon ditë të vështira. Prej shtatorit, kur Lulzim Basha përjashtoi zotin Berisha nga grupi i PD ka filluar një “luftë” e brendshme në parti mes tyre. E ndarë në dy pjesë, PD do të prezantojë dy kandidatë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të cilat do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi në një intervistë për Ora Neës shprehet se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e PD-së.

Shehi i cilëson zgjedhjet e 6 marsit të rëndësishme dhe një lloj testi.

Shehi: Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët.

Zoti Shehi tha se formula është shumë e thjeshtë, të ngrihet një Komision dhe të përzgjidhte një kandidat për secilën bashki.

Shehi: Ajo që na lidh është kundërshtia që kemi me Edi Ramën, me regjimin e tij, me qeverisjen e Ramës. Kjo është ajo që na lidh. Nëse nuk bëhet kjo do kemi një humbje tjetër. Ato dy gjysmat e PD-së do të bëhen dhe më të vogla.

A ke diskutuar me Lulzim Bashën apo Sali Berishën?

Shehi: Me asnjë. As më kanë thirrur, as kam dëshirë të shkoj. Kjo është ideja ime, s’ka nevojë për negociata poshtë tavolinës. Për idetë e tjera unë nuk jam i interesuar, të bëhem palë e një grupi për t’i rënë grupit tjetër.

Sipas tij kjo luftë e brendshme nuk i shërben opozitës dhe nuk ka lidhje me demokracinë.

You may also like