‘Ke 100% të drejtë, të kërkojmë falje’, Kiara i kthehet keq Arbrit & Zhaklinës në rrjete sociale (FOTO)

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare Kiara Tito ka pasur një debat shumë të fortë ditën e djeshme me disa prej ish-konkurrentëve të Big Brother VIP dhe opinionistët e këtij reality show. Ndërsa po justifikonte komentet dhe veprimet e partnerit të saj, Luiz Ejlli kundrejt vajzave të shtëpisë së BB VIP, ajo iu drejtua Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit duke iu thënë se nuk e kupton se pse ata e sulmojnë.

“Ça keni që më sulmoni gjatë gjithë kohës, sinqerisht se nuk e kuptoj dot. Edhe kur isha brenda edhe tani që dola jashtë më keni sulmuar. Boll pra boll, boll se më lodhët për Zotin” – tha Kiara Tito drejtuar opinionistëve.

Pas komenteve edhe të Arbër Hajdarit, i cili me ironi i tha se ajo ka të drejtë rreth çdo gjëje që thotë, Kiara ka vendosur të reagojë sërish në rrjetet e saj sociale, duke i hedhur një kunj dy opinionistëve me një shprehje të shkrimtarit Carlos Ruiz Zafon.

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë. Cit. Zafon”, shkruan Kiara në postimin e saj në rrjete sociale.

You may also like